Flet Enri Zholi: Mbi 6 mijë studentë peticion ministrisë së Arsimit: Kërkojmë rimbursim për çmimet, në të kundërt fillojmë protestat

143

Shtrenjtimi i naftës, shërbimeve dhe ushqimeve sidomos produkteve të shportës prek dretpërdrejtë studentët shqiptarë

  • – Nisëm/peticion online i studentëve: Kërkojmë rimbursim!
  • – Peticioni, një nismë online e studentëve: “Rimbursim 100 euro për çdo student” ose “Një Asdren për çdo student”
  • – Ky peticion është firmosur mbi 6000 studentë ku shumë shpejt do i  dërgohet qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit
  • – Studentët kanë nevojë sot për t’i dhuruar një të ardhme të mirë Shqipërisë nesër!
  • – Kjo ngritje e lartë e çmimeve qysh nga muaji shkurt a mund të përballohet nga një student shqiptar?
Sigal

 

Rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve si pasojë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë ka sjellë një dëm të madh kolosal në familjet shqiptare. Shtrenjtimi i naftës, shërbimeve dhe ushqimeve sidomos produkteve të shportës prek dretpërdrejtë studentët shqiptarë. Fill pas agresionit Rus mbi Ukrainë qytetarët shqiptarë njihen me një ngritje të çmimeve, që prekte drejtpërdrejtë xhepat dhe kursimet e tyre. Me rritjen e çmimeve gjatë muajit mars kemi një sërë protestash të qytetarëve, ku fatkeqësisht nuk sollën një rezultat pozitiv pasi çmimet e larta qëndrojnë në të njëjtën linjë. Por kjo ngritje e lartë e çmimeve qysh nga muaji shkurt a mund të përballohet nga një student shqiptar? Përgjigjia është mëse e ditur, “JOOOO!” Studentët qysh nga muaji mars deri më tani në prag të Vitit të Ri Akademik kanë ngritur zërin në mënyra të ndryshme para qeverisë për përkrahje dhe ndihmë, por zëri i tyre nuk është dëgjuar. Duke marrë shkas nga kjo arrogancë e ndërvitshme e qeverisë ndaj studentëve, ata kanë marrë një nismë online “Rimbursim 100 euro për çdo student” ose “Një Asdren për çdo student” ku ka si qëllim për t’i hequr pakëz barrë studentëve në këtë Vit të Ri Akademik.

Duke u bazuar nga fjalët e qeverisë ku deklaron se: “Ky dimër do jetë shumë i vështirë pasi do kemi një ngritje të çmimit të rrymës elektrike” është koha e duhur që qeveria të dëgjojë zërin e studentëvë para se të jetë vonë, ku situata mund të degradojë si në protestat studentore 2018 – 2019. Kjo nisëm/peticion online i studentëve i kërkon qeverisë rimbursim me vlerë 100 euro në muaj pasi:

  • Qeratë janë shtrenjtuar ku studentët e kanë të pamundur të përballojnë kostot e larta.
  • Kemi rritje të çmimeve gjë që bën të pamundur jetesën për një student.
  • Rritja e çmimit të transportit publik.
  • Rritja e energjisë elektrike, që pritet të vijë në rritje të madhe këtë dimër.

Studentët kërkojnë që me anë të këtij peticioni duke iu drejtuar qeverisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit  të hartojnë një buxhet për studentët duke i rimbursuar ata me një vlerë 100 euro në muaj. Duke marrë shkas që studentët ishin të vetmit që nuk kanë marrë asnjë përkrahje nga qeveria gjatë periudhës së pandemsë ndryshe nga shtetet e tjera. Gjithashtu ata janë të përjashtuar nga paketa e Rezistencës Sociale, prandaj dhe mbështetja financiare dhe rimbursimi në këtë periudhë të rritjes së Çmimeve është mëse e nevojshme për ta. Tani studentët përveç stresit akademik duhet të kenë edhe stresin e punës, familjes, jetesës ku përqëndrimi tek mësimdhënia është thuajse 0%. Rimbursimi i kërkuar heq goxha shpenzime nga lista dhe veprimtaria e një studenti.

Ky peticion është firmosur mbi 6000 studentë ku shumë shpejt do i  dërgohet qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për rishqyrtim, shkak mospërballimi i krizës. Një favor shumë i madh i studentëve si asnjëherë më parë është përkrahja i këtij peticioni nga një numër i madh petagogësh që vijnë nga fakultete të ndryshme të Shqipërisë. Kjo marrë shkas edhe nga problematikat e kërkesat që petagogët i kanë adresuar qeverisë ku kërkojnë rroga më të larta edhe kushtë më të mira pune.

Për studentët fillimi i këtij viti të ri akademik do jetë shumë i vështirë pasi xhepat e familjeve të tyre janë të boshatisura nga 2 kriza qe vijnë njëra pas tjetrës. Si fillim pandemia në vitin 2020, kriza e rritjes së çmimeve tani në 2022 dhe më pas kriza energjitike, që pritet të na godasë në 2023 sipas ekspertëve.

Studentët kanë nevojë sot për t’i dhuruar një të ardhme të mirë Shqipërisë nesër !