Kërkoi lirinë, Apeli merr vendimin për policin që “mbronte” Ervis Martinajn

110
Sigal

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për efektivin e policisë Jeton Lami.

Ky i fundit  akuzohet se ka lëvizur dhe shoqëruar disa herë me makinë të shumë kërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.

Ish-agjenti i Operacionales, Jeton Lami është zbuluar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte me një makinë Audi A8, Ervis Martinaj, edhe pse ky i fundit ishte në kërkim nga policia për disa vepra penale.

Lami është parë për herë të fundit me Ervis Martinajn në një hotel në Durrës ku e ka lënë të shumë kërkuarin dhe më pas e ka marrë pas disa orësh.