Fier, kultivonte bimë narkotike, arrestohet 43-vjeçari

350
Sigal

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

I arrestuari është identifikuar me inicialet S. Y., 43 vjeç, banues në Kreshpan të Fierit.

Policia sqaron se gjatë kontrollit janë konstatuar disa bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kreshpan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”