Fier, helmohen sërish nxënësit në gjimnazin “Janaq Kilica”

367
Sigal

Përsëritet situata e pak ditëve më parë në gjimnazin “Janaq Kilica” të qytetit të Fierit.
Disa nxënës të gjimnazit kanë përfunduar në spital, me probleme të theksuara në frymëmarrje dhe me shenja helmimi.

Shqetësimet janë shfaqur në kohën që ata kanë qene në klasë në orën e mësimit.

Nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth numrit të nxënësve që janë dërguar me urgjencë në spital dhe as shkakut që është bërë burim i këtij problemi, tashme i përsëritur.

 

Ata janë transportuar me urgjence në spital, pasi janë njoftuar ambulancat që kanë bërë edhe dërgimin e nxënësve që shfaqen probleme.