Fier/ Hangari përfshihet nga flakët, shkrumbohen 1500 dengje me foragjere

317
Sigal

Një hangar është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në Verbas të Patosit. Në vendgjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat pas disa orësh përpjekje kanë arritur të vënë zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat pranë hangarit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarr rënies dhe mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar 1500 dengje me foragjere. Si pasojë e operacionit zjarrfikës u vështirësua edhe qarkullimi i automjeteve në segmentin Fier- Roskovec.