Fier Covid19 / Preken mjekë, infermierë, gjykatës e prokurorë

283
Sigal

Fieri vijon të mbetet një ndër qytetet me numër të konsiderueshëm qytetarësh të konfirmuar me Covid pozitiv. Vetëm një ditë më parë, listës i janë shtuar 48 persona, duke e çuar ne 1373 totalin e rasteve aktiv në rang qarku. Listës së gjatë të të prekurve u janë shtuar pacientë të moshave të profesioneve të ndryshme, ndërsa bie në sy numri i madh i të moshuarve. Në 48 rastet e një dite më parë janë 19 pensionistë, 3 infermier, 2 mjekë, 1 prokuror, 1 gjykatës si dhe ekonomist e mësues në institucione të ndryshme. Gjatë këtyre ditëve në Fier ka pasur shtim të rasteve të bluzave të bardha, kryesisht në qendrat shëndetësore. Ndërkohë për shkak të përhapjes masive të virusit në Fier dhe numrit të lartë të infektuarve është vendosur mbyllja e kopshteve dhe çerdheve të qytetit. Sipas drejtueses së qendrës ekonomike të arsimit në Bashkinë Fier prej sot janë mbyllur 8 kopshte dhe 4 cerdhe në qytetin e Fierit. Urdhëri për mbylljen e kopshteve dhe çerdheve u dha pas situatës së krijuar dhe rritjes së numrit të infektimeve. Mendohet se një hapje tjetër e kopshteve dhe çerdheve do të ndodhë në javën në vijim duke parë edhe situatën, ndërsa ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet me shkollat, duke nisur nga java e ardhëshme.