Sigal

Një burrë në moshë të mesme është dhunuar nga bashkëshortja. Ai ka kërkuar mbrojtje në Policinë e Fierit. Sipas njoftimit të bluve një person me inicialet H. M., 54 vjeç ka kërkuar ndihmën e policisë pasi keqtrajtohej nga gruaja. Edhe pse çështja i ka kaluar për hetime Prokurorisë ka bërë bujë në qytet pasi është e pazakontë në vendin tonë që një burrë të dhunohet nga një grua. Dihet që me qindra gra çdo muaj në vend denoncojnë për dhunë po në Fier sot ka ndodhur e kundërta. Ja që ndodh edhe kështu.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 20. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për shtetasen L. M., vjeçe 51, banuese në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit H. M., vjeç 54. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.