Sigal

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në komunën Esperia në provincën Frusinate të Italisë.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se një ish-punonjës i hekurudhës në pension, i identifikuar si Gianni Paliotta ka vrarë me armë zjarri dy fëmijët e tij 25 dhe 18 vjeç dhe më pas ka qëlluar dhe veten, brenda në banesë.

65-vjeçari e ka kryer krimin rreth orës 7 të mëngjesit në banesë, ndërsa kishte pritur sa të largohej bashkëshortja tij nga banesa.

Mbeten ende të paqarta arsyet e vrasjes së dyfishtë dhe vetëvrasjes por duket se pensionisti nuk e kishte pranuar dot sëmundjen e vajzës Isabella, e cila vuante nga një sëmundje veshkash.

Gianni Paliotta vrau me armë djalin Mariano dhe vajzën Isabella, ndërsa ata flinin ende në shtrat. Ai i qëlloi me një pistoletë të kalibrit 22, të cilën e mbante me leje.

Më pas, me të njëjtën armë qëlloi për vdekje dhe veten.E shoqja e tij, e cila kishte dalë për të shkuar në zyrën postare, e mësoi tragjedinë sapo u kthye në shtëpi.