Fier, bie niveli i prurjeve në lumin Vjosa, tokat bujqësore ende nën ujë

134
Sigal

Banorët në qytetin e Fierit janë evakuuar nga përmbytjet të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme.

Mësohet nga prefektura e Fierit, se për momentin situata është normalizuar mirëpo sipërfaqet e tokave bujqësore janë ende nën ujë.

Prurjet në lumin Vjosa kanë rënie, ndërkohë që sot janë larguar ujërat që bllokuan ditën e djeshme qarkullimin. Raportohet se shumë persona kanë kaluar natën te familjarët e tyre, në zonat ku nuk ka pasur rrezik për përmbytje.

Njoftimi i plotë:

Ne vjose nga ana e Ferrasit dhe Levanit te Fierit ka renie te nivelit te prurjeve.

Situate eshte normalizuar ,por persa i perket siperfaqeve te tokave bujqesore jane nen uje por edhe keto jane ne renie, gjithashtu banesat deri ne mbremje kane qene te bllokuara sot ujrat jane larguar por kane lene pas balte e llumrat, familjaret kane fjetur te te afermit e tyre mbremjen e djeshme.

Po ashtu edhe rruga nacionale Levan Mifol , cila dje ishte pakalushme nga ujrat sot eshte ne qarkullim.