25 centimetra dëborë në Malësinë e Krujës, Qafë-Shtama dy ditë pa drita

308
Sigal

Në 48 orët e fundit Malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora, e cila ka mbuluar rrugët, ndërsa mësohet se në lartësinë 1.700 metra trashësia e dëborës shkon rreth 25 cm.

Për pasojë, në zonën e Qafë-Shtamës, prej dy ditësh nuk ka energji elektrike.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç pjesës së kampit të punëtorëve e cila ndodhet në majën e malit të Qafë-Shtamës.