Ja 5 vendet që pranojnë aplikime për studime

895
Sigal

Austria, Gjermania, Novergjia, Finlanda dhe Japonia janë shtetet që pranojnë studentë shqiptarë pa tarifa shkollore ose me tarifa simbolike. Degët që ofrohen, kriteret dhe përgatitja për testim

Studimet/ Disa nga shtetet Evropiane ku mund të studioni pa tarifa shkollore ose me tarifa simbolike

Çfarë ofrojnë Finlanda, Norvegjia, Austria dhe Gjermania për studentët shqiptarë

Shtetet Evropiane ku mund të studioni pa tarifa shkollore ose me tarifa simbolike (Shpenzimet e jetesës mund të aplikoni për bursa ose vetëfinancim) Këto informacione përfshijnë universitetet shtetërore sepse universitetet private, në shtetet ku ka, mund të aplikojnë tarifa.

  1. Finlanda

Tarifa shkollore: 0

Shpenzime jetese: 700-900 Euro/muaj

  1. Norvegjia

Tarifa shkollore: 0 (shumica e universiteteve aplikojnë tarifa simbolike për disa programe specifike)

Shpenzime jetese: 1000-1200 Euro/muaj

  1. Austria

Tarifa Shkollore: tarifa simbolike që variojnë nga 363.36 or 726.72 euro për semestër. Për vendet në zhvillim mund të bëhet përjashtim nga kjo tarifë

Shpenzime jetese: 850-1000 Euro/muaj

  1. Gjermani

Tarifa Shkollore: 0 (për programe specifike aplikohen tarifa deri në 100-500 euro për semestër)

Shpenzime jetese: 670-700 Euro/muaj

 

000072061831_Unapproved.jpg

Studimet ofrohen në disa fusha  si në  ekonomik, tregti, drejtësi, Shkenca politike

Studimet në Japoni rregullat dhe kriteret

Shteti japonez ka çelur programin e bursave për të gjithë ata që dëshirojnë të vijojnë studimet pasuniversitare, master apo kërkimore në këtë  vend. Në kuadër të këtij programi, qeveria e Japonisë ofron bursë për studime për kandidatë shqiptarë, për vitet akademikë 2019-2021.

Sipas njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të  ministrisë së Arsimit bëhen të ditura se studimet ofrohen në disa fusha  si në  ekonomik, tregti, drejtësi, Shkenca politike, Shkenca natyrore të aplikuara etj.

KRITERET:

 

Aplikanti duhet të  ketë përfunduar studimet në nivelin universitar bachelor ose master dhe programi i studimit për të cilën do të aplikojë duhet  të jetë e njëjtë ose e lidhur me degën, për të cilën kandidati ka mbaruar studimet në Shqipëri.

– Një tjetër kriter  është pasja  e njohurive shumë të mira të gjuhës angleze

Në njoftimin e bërë publik në faqen e ministrisë bëhet e qartë se bursa e studimit mbulon të gjitha shpenzimet për ushqimin, akomodimin, programin mësimor, si dhe shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje.

  • Veçoritë e sistemit arsimor Japonez

Populli japonez është i njohur për inteligjencën, shëndetin e fortë dhe edukatën. Por pse ky komb është kaq i veçantë dhe i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës? Përgjigja qëndron tek sistemi i tyre arsimor.

  • Sjellja përpara njohurive

Në shkollat japoneze nxënësit nuk bëjnë provime deri në klasë të katërt (10 vjeç). Ata ushtrohen vetëm në teste të vogla. Besohet se qëllimi për 3 vitet e para të shkollës nuk është të gjykohen njohuritë ose të mësuarit e fëmijës, por të krijohet një sjellje e mirë për të zhvilluar karakterin e tyre. Fëmijët mësohen të respektojnë njerëzit e tjerë dhe të jenë të butë me kafshët dhe natyrën. Ata gjithashtu mësojnë se si të jetë zemërgjerë, të mëshirshëm, dhe të ndjeshëm.

  • Viti akademik nis më 1 prill

Ndërsa shumica e shkollave dhe universiteteve në botë e nisin vitin akademik në shtator ose tetor, në Japoni është muaji prill që shënon fillimin e kalendarit akademik. Dita e parë e shkollës shpesh përkon me një nga fenomenet më të bukuar natyrore – kohën e lulëzimit të qershive. Viti akademik është i ndarë në 3 semestre: 1 prill – 20 qershor, 1 shtator – 26 dhjetor dhe 7 janar – 25 mars. Nxënësit japonezë bëjnë 6 javë të pushimeve gjatë verës. Ata gjithashtu pushojnë dy javë në dimër dhe pranverë.

  • Shumica e shkollave japoneze nuk kanë pastrues. Nxënësit i pastrojnë vetë ambientet e tyre

Në shkollat japoneze, nxënësit duhet t’i pastrojnë vetë klasat, kafenetë, madje edhe tualetet. Gjatë pastrimit nxënësit ndahen në grupe të vogla dhe detyrat mes tyre vendosen me rotacion gjatë vitit shkollor. Sistemi arsimor japonez beson se duke u kërkuar nxënësve të pastrojnë vetë ambientet e tyre, i ndihmon ata të punojnë në grup dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

  • Në shkollat japoneze dreka është e caktuar në meny standarde që konsumohen në klasë

Sistemi i arsimit japonez sigurohet që nxënësit të hanë ushqime të shëndetshme dhe vakte të balancuara. Në shkollat fillore dhe gjimnazet publike, dreka për studentët është e gatuar sipas një menyje të standardizuar, jo vetëm nga shefa të kualifikuar kuzhine, por edhe nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Të gjithë nxënësit e konsumojnë drekën në klasën e tyre së bashku me mësuesin. Kjo ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje pozitive mësues-nxënës.

  • Seminaret pas shkolle janë shumë popullore në Japoni

Në mënyrë që të sigurojnë një shkollë të mirë të lartë, shumica e nxënësve japonezë hyjnë në një shkollë përgatitore ose marrin pjesë në studime private pas-shkollore. Mësimi në këto shkolla zhvillohet në mbrëmje. Të shohësh grupe fëmijësh të vegjël që kthehen nga kurset e tyre jashtë programit vonë në mbrëmje, është një gjë shumë e zakonshme në Japoni.

– Pothuajse të gjithë studentët duhet të veshin uniformë në shkollë

 

Pothuajse të gjitha shkollat kërkojnë nga nxënësit të veshin uniformën. Ndërsa disa shkolla kanë veshjen e tyre, uniforma tradicionale e shkollës japoneze përbëhet nga një stil ushtarak për djemtë dhe një veshje e stilit marinar për vajzat. Uniforma ka për qëllim të rrafshojë diferencat sociale mes nxënësve. Përveç kësaj, veshja e uniformës së shkollës ndihmon për të nxitur një ndjenjë komunitare mes fëmijëve.

  • Një test i vetëm vendos të ardhmen e tyre

 

Në fund të gjimnazit, nxënësit japonezë duhet t’i nënshtrohen një provimi shumë të rëndësishëm që përcakton të ardhmen e tyre. Një nxënës ka të drejtë të zgjedhë një kolegj ku do të donte të ndiqte studimet e larta, dhe kolegji ka një kërkesë të caktuar rezultati. Nëse studenti nuk e arrin këtë rezultat, ai nuk mund të shkojë në kolegj. Konkurrenca është shumë e lartë – vetëm 76% e të diplomuarve  vazhdojnë arsimimin e tyre pas shkollës së mesme. Nuk është çudi, pse periudha e përgatitjes për hyrjen në institucionet e arsimit të lartë është mbiquajtur “Provimi i ferrit”.