Moti për sot/ Rriten temperaturat, por pasditja me surpriza

557
Sigal

Pas ditëve të freskëta të kësaj jave, fundjava pritet që të jetë e nxehtë dhe zgjidhja është bregdetit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të njohin rritje të konsiderueshme ditën e dielë dhe do të vazhdojnë edhe gjatë javës që vjen.

Fundjava parashikohet e kthjellët dhe e nxehtë, në bregdet dhe zonat e ulëta.

Orët e pasdites mund të sjellin rrebeshe afatshkurta shiu në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm të dielën deri ne 37 gradë celcius.

Rritja e temperaturave pritet të vazhdojë edhe gjatë javës tjetër.