Fier/ Bashkia bind tregtarët për të tregëtuar në zona të caktuara

527
Edhe qyteti i Fierit do të ndjek sistemin e funksionimit të tregjeve të lëvizshme. Bashkia ka bindur tregtarët që në ditë të caktuara të zhvendosen në zona të ndryshme të qytetit, me qëllim shmangien e tregjeve të improvizuara më parë dhe provimin e produkteve të zonës.
Ndërkohë, tregtarët shprehen: “Njerëzit s’janë mësuar akoma. Nuk e dimë, mbase shtohet më shumë klientela. Ne një herë për një herë themi se mbase bëhet më mirë kjo punë por ndonjë rezultat tani për tani nuk ka. Ishim më mirë atje ku ishim”. Ky projekt-vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak dhe tregjet e lëvizshme do të funksionojnë sipas një kalendari.
Sigal