Fier – Arrestohen autorët e plagosjes së dy vëllezërve

538
Sigal

Mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 8:50, dy shtetas kanë mbetur të plagosur me thikë brenda dyqanit ushqimor në pronësinë e tyre, në Roskovec të Fierit.

Të plagosurit, të cilët policia i ka identifikuar vetëm me inicialet B.H. dhe A.H., respektivisht 38 dhe 28 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Policia e Fierit organizoi menjëherë punën për kërkimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, gjë që u bë në kohë rekord. Enea Dyli, 18 vjeç, dhe Kledis Dyli, 22 vjeç, që të dy banorë të Roskovecit, janë shoqëruar në komisariat dhe pas marrjes në pyetje janë arrestuar.

Plagosja me armë të ftohta ka ardhur për motive të dobëta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.