Festohet 68 -vjetori i krijimit të Brigadës së XIX-të sulmuese

592
Sigal

Sarandë- Paraditen e së mërkurës organizata e Veteranëve dega Sarandë në bashkëpunim edhe me Komunën e Dhivrit dhe nënprefektin Gjergji Mano, kanë zhvilluar në fshatin Theollogo të kësaj komune një ceremoni përkujtimore me rastin e 68 vjetorit të krijimit të Brigadës së XIX-të sulmuese në këtë fshat. Nga referuesit është bërë prezente historiku i shkurtër i kësaj brigade partizane që erdhi fill pas çlirimit të Konispolit më 28 gusht 1944 dhe më 30 gusht me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm krijohet kjo brigadë partizane që ne krijimin e saj numëronte katër batalione me 410 partizane e partizane dhe me një prapavije dhe armatim të rregullt. Me krijimin e kësaj brigade u hap edhe spitali i parë partizan me 35 shtretër, godina e saj ka shërbyer dhe vazhdon të shërbeje edhe sot si qendra shëndetësore e zonës. Në fillim të tetorit kjo brigadë mori urdhër të bashkonte forcat me brigadën e 8-të për çlirimin Sarandës dhe Delvinës dhe me çlirimin e tyre më 9 Tetor inkuadrohet në Divizionin e 3-të partizan, ku kësaj brigade ju caktua detyra e ruajtjes së kufirit jugor shqiptar nga Përmeti , Vlora e deri në Sarandë. Kryetari i Komunës, Sokrat Kalçuni dhe nënprefekti Gjergji Mano thanë në fjalën përshëndetëse se nderimi dhe respekti për dëshmorët është e do të jetë obligimi i krenarisë sonë kombëtare sepse dhanë jetën për lirinë e këtij vendi e po kështu edhe 108 dëshmorët e kësaj brigade dhe 486 armiq të vrarë, ku prej këtyre 181 vetëm gjermanë si dhe 525 robër pa llogaritur armatimin dhe veshmbathjen e kapur armikut.