“Ferr” në Elbasan, Berat dhe Gjiroastër, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

43
Sigal

Prej ditësh vendi ynë po përballet me temperatura ekstremisht të larta. Sipas meterologëve ditën e sotme termometri shënon 42 gradë Celsius në disa qarqe të vendit, ku situata më problematike paraqitet në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe të Gjirokastrës.

Ndërkohë, nga parashikimi i motit nesër në Tiranë do të shënohen temperatura maksimale prej 42 gradësh, për të kulmuar ditën e premte me 42 gradë Celisius.

Këto temperatura pritet të shënohen në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë, vetëm në fundjave do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave.