Fermerit i del zjarri jashtë kontrollit në Rrogozhinë, rrezikohet pika e karburantit dhe një banesë

595
Djegia e disa mbeturinave të thata bari nga një fermer në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës ka shkaktuar djegien e një gomisterie dhe ka rrezikuar djegie e një banese dhe një pike karburanti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 dhe janë dashur të ndërhyjnë dy zjarrfikëse për të izoluar vatrën e zjarrit ndërsa dëmet janë kolosale për biznesin e djegur dhe po kështu dëme ka pasur edhe një banesë.
Zjarrfikësit ndërhynë me ujë dhe shkumë për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës. Autori ka dashur të djegë mbetjet e thata por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrolli dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.
Sigal