Drejtësia kroate vendos për ekstradimin e Ballistit në Serbi

517
Gjykata Supreme e Republikës së Kroacisë ka hedhur poshtë apelin e Ismail Morinës ‘Ballisti’ ndaj vendimit të shkallës së parë, i cili konsideronte se të gjitha kushtet për ekstradim në Serbi ishin plotësuar.
Sidoqoftë, gjithçka tani e tutje është në duart e Ministrisë së Drejtësisë të shtetit kroat.
Morina është arrestuar në qershor në afërsi të Dubrovnikut, dhe sipas akuzave të palës serbe, ai ka lëshuar dronin me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’ që rezultoi me ndërprerjen e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd dhe me trazira të tifozëve.
Ekstradimi i tij është miratuar në korrik nga Gjykata e Dubrovnikut, që vlerësonte se të gjitha parakushtet legale plotësoheshin për një gjë të tillë, por pas apelit të Morinës në Gjykatën Supreme, vendimi u kthye në rishqyrtim.
Gjykata Supreme do t’ia përcjellë tutje vendimin e saj gjykatës së shkallës së parë në Dubrovnik, e cila duhet të njoftojë Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas agjencisë kroate të lajmeve, HINA, Morina ka kërkuar azil në Kroaci, gjë që mund të ndikojë në vendimin përfundimtar për ekstradim.
Sigal