Fermerët sot në protestë: Qeveria të ndryshojë paketën fiskale

197
Sigal

Fermerët e Lushnjës thërrasin protestë: Qeveria të ndryshojë Paketën Fiskale për bujqësinë

Fermerët e Lushnjes, kanë patur ankesa të vazhdueshme në lidhje me mbështetjen nga qeveria dhe mungesën e tregut për prodhimet bujqësore, pasi jo pak herë këto të fundit kanë përfuduar duke u kalbur nëpër kanale apo kanë mbetur të pashitura nëpër magazina. Fermerët kanë thirrur një protestë paqësore e cila do të mbahet ditën e hënë më datë 15.11.2021 në orën 11:00- 14:00 në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës.

Sipas fermerëve, protesta ka për synim të sensibilizojë qeverinë dhe opinionin publik për ndryshimin e Paketës Fiskale 2022 në fushën e bujqësisë.

Kujtojmë se protesta e fundit ka përfunduar në përplasje të fortë fizike mes policisë dhe fermerëve protesta e njoftuar nga Sindikata e Fermerëve ditën e sotme në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje.Fermerët u mblodhën aty në shenjë proteste ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.Pak ditë më parë ata i nisën një listë me kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe Kryeministrit Rama ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore; barazimin e TVSH-së sin ë shitje ashtu edhe në blerje si edhe rivendosjen e subvensionit të TVSH-së me 6%.Kërkesat sipas tyre nuk janë plotësuar duke çuar në protestën e sotme, ku policia ndërhyri për të mos lejuar bllokimin e rrugës.