Marku: PD nuk është vula, por demokratët që kanë firmosur

195
Sigal

Partia Demokratike nuk është vula, por janë ato demokratët që kanë firmosur me kënaqësi mbledhjen e Kuvendit

 Paulin Marku, Anëtar Keshillit Kombëtar të PDSH-së, ish-kryetar i degës së PD, Lezhë

Reagim me keqardhje! Drejtuar z.Bardhi si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

1. Gjatë karrierës time personale në politikë, si në detyrën e Kryetarit të PD-së Dega Lezhë dhe sot në detyrën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH-së nuk jam marrë me emra, familjarë apo etiketime personale, por me parimet dhe shkeljet të cilat më janë dukur të arsyeshme dhe politike.

  1. Jam ndjerë mjaft i zhgënjyer nga ju z.Bardhi, nisur nga deklaratat tuaja personale, aspak në lidhje me demokratët shqiptarë dhe interesat e tyre, si për argumentat për statutin, ashtu edhe komentet dhe përgojimin e disa figurave politike të PD-së.
  2. Duke qenë se jeni rritur me fotografinë e doktorit në familje, nuk është aspak denjitoze dhe e moralshme që në respekt të atyre familjarëve tuaj që kanë vënë kornizën me foton e liderit historik, të silleni në këtë mënyrë, sot në postin që mbani në Partinë Demokratike.
  3. Demokratët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar jashtë çdo presioni apo ndikimi nga dikush, jashtë çdo interesi personal të çdo individi, kushdo qoftë ai, por duke u nisur nga gjendja alarmante që ka realisht Partia Demokratike.
  4. Të gjithë demokratët e dinë mjaft mirë se ju jeni zgjedhur dhe nuk jeni kontestuar së bashku me kryetarin sepse demokratët mendonin se kishit mbështetjen e liderit historik, të cilin sot e quani të shkuarën dhe do t’i hiqni tubin e oksigjenit që po i shërben Ramës.
  5. Ju bashkë me stafin tuaj keni qenë abuzues dhe aspak të sinqertë me demokratët, nga protestat, çadra e lirisë, marrëveshja e 17-Majit kokë më kokë me Ramën dhe emërimi juaj si ministër Drejtësisë i këtij kabineti, lista me deputetët të dorëzuara pas orarit zyrtar në KQZ dhe me mungesat me emra në vitin 2017, fushata elektorale gjysmë e vdekur në vitin 2017, djegja e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje vendore, ndikimi në komisionin e vlerësimit të kandidaturave, lista e kandidatëve në vitin 2021, organizimi i fushatës dhe humbja e këtyre zgjedhjeve.
  6. Asnjë analizë nuk është bërë në asnjë degë apo organet drejtuese të PD-së për shkaqet e rezultateve, problemet gjatë fushatës, por vetëm me deklaratën e masakrës zgjedhore, gjë për të cilën nuk organizuat asnjë protestë të vetme, të paktën në respekt të punës dhe mundit të demokratëve të ndershëm.
  7. A jeni në dijeni të mbeshtetjes reale tuajen nga baza e partisë dhe pse nuk merrni guximin të dilni dhe të sqaroni strukturat drejtuese të partisë për gjendjen aktuale, situatën, mendimet e demokratëve.
  8. Bashkëbisedimi me demokratët në foltore është pakënaqësia që ju i keni shkaktuar demokratëve duke i lënë në opozitë për 12- vite, duke mos i respektuar, takuar apo bashkëbiseduar sinqerisht me to dhe jo interesat personale të asnjë individi.

10. Partia Demokratike nuk është vula, por janë ato demokratët që kanë firmosur me kënaqësi mbledhjen e Kuvendit, kanë shprehur mendimet e tyre në ‘Foltore’ dhe kjo vulë nuk është pronë private e askujt, por është vullnet dhe dëshirë e atyre që kanë punuar e mbështetur realisht Partinë Demokratike dhe jo mandatet tuaja të listës së kryetarit.
Kush po i shërben realisht qeverisë Rama!