FBI-ja shqiptare, 500 të interesuar për 60 vende

320
Sigal

Mbi 500 ka shkuar numri i personave që kanë aplikuar deri në mesditen e 29 shtatorit për oficerë të policisë gjyqësore në Byronë Kombëtare të Hetimit ose siç njihet edhe si FBI-ja shqiptare.

Gara përfundon në orën 00:00, ndërsa drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj ka përsëritur mesazhin për të vijuar aplikimet deri ne perfundim të orarit zyrtar me qëllim zgjdhjen e më të mirëve.

Kandidatët do të filtrohen në tre faza deri në përzgjedhjen e 60 më të mirëve, të cilët do të jenë pjesë e Byrosë. Ata do ti nënshtrohen testit fizik, psikologjik dhe më pas do ti nënshtrohen testit të poligrafit.

Të 60 OPGJ e përzgjedhur së bashku me drejtuesen e BKH-së do të trajnohen tre muaj në Amerikë dhe më pas do ti bashkangjiten prokurorëve të SPAK.