Fatura e re e ujit, përfshihen 3 taksa të reja

559
Fatura e ujit të pijshëm për muajin shkurt përfshin edhe 3 taksat vendore; taksën e infrastrukturës arsimore, ndërtesës dhe pastrimit. Detyrimet do të jenë të unifikuara në një faturë të vetme dhe sipas bashkisë së Tiranës kjo do të bëhet për të mbledhur taksat nga subjektet dhe familjet. Heqjen e depozitave të ujit mbi tarracat e pallateve, banorët e kryeqytetit e shohin si vendim të duhur por kërkojnë më parë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.
Ndryshe nga fatura e mëparshme, në të përvec detyrimeve të ujit, përfshihen edhe taksat vendore si “taksa e përkohëshme për infrastrukturën arsimore që do t’i kushtojë familjeve 150 lekë, taksa mbi ndërtesën ” 100 lekë” dhe taksa e pastrimit 420 lekë. Këto taksa vendore paguheshin në Njësitë Administrative sipas zonave dhe unfikimi i faturës sipas bashkisë bëhet për të mbledhur detyrimet e këtij instutcioni ndaj subjekteve dhe familjeve. Fatura me taksa të unifikuar ka hyrë në fuqi me pagesat e muajit shkurt.
Sigal