Mbollën kanabis, arrestohen babë e bir në Krujë

67
Sigal

Arrestohen në flagrancë babë e bir në Krujë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Të arrestuarit janë L. L., 46 vjeç dhe K. L., 17 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Krujë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Zall, Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit L. L., 46 vjeç dhe K. L., 17 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.