Fatkeqësi për Tom Cruise, ndërron jetë nëna e aktorit

510
Nëna e Tom Cruise ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga një përfaqësues i aktorit shkruan Daili Mail.
Mary Lee South ndërroi jetë qetësisht javën e kaluar, dhe familja mbajti një shërbim memorial për të në kishën lokale Church of Scientology në fundjavë.
Mësohet se nëna e aktorit të njohur herë pas here ka pasur probleme me shëndetin. Vëllezërit dhe motrat Lee Ann Devette, 57 vjeçe, Cass Mapother, 55 vjeçe, dhe Marian Henry kanë qënë në funeral përkrah yllit të Hollivudit, Tom Cruise, 54 vjeç.
Më herët Cruise është shprehur se ka një lidhje të ngushtë me nënë e tij dhe ishte ajo që e kishte inkurajuar për talentin e aktrimit.
Sigal