Pyetje
Gazetarja Nadia Xheblati nga Amerika shkruan: jam e datëlindjes 14.9.1993. Mbasi mbarova fakultetin e gazetarisë deri në vitin 1995 kam punuar në profesion në Tiranë dhe pastaj emigrova Boston, por kam vazhduar të bëj sigurime vullnetare në Shqipëri. Aktualisht kam 33 vjet e 4 muaj punë. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit?
Përgjigje
Ju do të merrni pension të plotë në moshën 60 vjeçe nëse do të keni 35 vjet punë të siguruara gjithsej, Meqenëse keni 34 vjet e 4 muaj ju rekomandoj që deri një para plotësimit të moshës së mësipërme të bëni edhe 8 muaj sigurime vullnetare që t’ju bëhen 35 vjet punë dhe të përfitoni pension të plotë.
Pyetje
Zonja Klorinda Shllaku nga Italia shkruan: jam e datëlindjes 12.11.1952 dhe kam punuar e siguruar deri në fund të vitit 1996, gjithsej 26 vjet në ish ndërmarrjen kartografike në Tiranë, ndërsa në vitin 1997 përfitova pagesë papunësie. Aktualisht banoj në Bari. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit, dokumentet që duhet të përgatis, ku duhen dorëzuar dhe a ka afate?
Përgjigje
Juve ju lind e drejta për pension 60 vjeçe duke filluar nga 12 nëntori i këtij viti. Për pension edhe viti i asistencë quhet punë. Me 27 vjet e siguruar ju do të merrni pension të pjesshëm rreth 78 për qind të pensionit të plotë që rezulton nga pjesëtimi i viteve të punës që keni me 35 vjet që duhen për pension të plotë.
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf



















