Evis Sala lë të sëmurët në betejë me vdekjen për ilaçe. 400 mijë lekë një tablet kundër tumorit në tru

Të sëmurët me kancer përballen luftojnë çdo ditë për të mbijetuar. Në kushtet e mungesë së medikamentit Dostinex”, pacientët zgjedhin ta sigurojnë nga farmacitë që e sjellin kontrabandë por e shesin me çmime të larta që nuk përballohen dot nga xhepat e qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala i ka lënë në mëshirë të fatit të sëmurët që luftojnë çdo ditë me kancerin. Përveç mungesës së trajtimeve të specializuara dhe pritjes disa muaj në dyert e spitalit, pacientët përballen me çmimet stratosferike të medikamenteve. Pavarësisht propagandës së qeverisë se mbështesin të sëmurët me kancer, kjo rezulton të jetë e pavërtetë në realitet.Një 75-vjeçar nga Tirana po përballet prej vitesh me një sfidë të dyfishtë: betejën me tumorin në tru dhe mungesën e ilaçit që i nevojitet për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Që nga viti 2019, ai jeton me diagnozën “Adenoma e Hipofizës”, një tumor beninj në gjëndrën që rregullon hormonet e trurit. Por sipas tij, shqetësimi më i madh nuk është më vetë diagnoza, por pamundësia për të gjetur medikamentin “Dostinex”, të cilin duhet ta përdorë rregullisht çdo dy ditë. I moshuari tregon se prej më shumë se dy vitesh ilaçi pothuajse është zhdukur nga farmacitë në Shqipëri. Në shumë raste, ai detyrohet ta sigurojë përmes rrugëve informale dhe kontrabandës, pa pasur asnjë garanci për origjinën apo cilësinë e tij. Ditët kur nuk arrin ta gjejë, thotë se i kthehen në ankth dhe pasiguri.“Pa të nuk jam mirë. Por nuk kam ku ta gjej,” shprehet pensionisti, duke shtuar se çdo tabletë kushton rreth 40 mijë lekë, një shpenzim i rëndë për mundësitë e tij ekonomike.Edhe farmacitë pranojnë se furnizimet me këtë medikament mungojnë prej kohësh. Ndërkohë, pacientë që varen nga ky trajtim mbeten të detyruar të kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit shëndetësor, në një treg informal ku trajtimi shpesh varet më shumë nga fati sesa nga kujdesi institucional.

NOA