Evakuohet në Tiranë me helikopter minatori i plagosur në galerinë e Albchrome

265
Sigal

Policia e Dibrës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 11.05 dhe se “Edi Beka, 31 vjeç ishte plagosur gjatë punës.

Minatori i aksidentuar është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por është jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës tha:
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minierën e Albchrome, ku minatori 31-vjeçar Edi Beka është aksidentuar në galeri dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë.
Ironikisht, në deklaratën e policisë nuk përcaktohet se në cilën minierë dhe kompani ka ndodhur ky aksident. Ndërsa kompania Albchrome sërish ia hedh fajin minatorit për aksidentin.
Që prej 2019, si SMBB kemi luftuar që jeta e punëtorëve të jetë sa më e sigurt, por shfrytëzimi pa kriter i pronarëve dhe heshtja shtetërore po i kthen këto miniera në varre masive.
U kërkojmë institucioneve përkatëse të hetojnë ngjarjen deri në fund dhe i urojmë vëllait tonë, minatorit Edi Beka, shërim sa më të shpejtë.