Ervin Manushi, vëllai i moderatorit Edi Manushi, ka fitime miliona lekë në muaj, por i lë punonjësit pa paguar

163
Ervin Manushi, vëllai i moderatorit Edi Manushi, pavarësisht se ka fitime miliona lekë në muaj në bizneset e tij i lë punonjësit pa paguar. Pronari i Nazar në Palasë, Yamatos, Restorant Ullirit, dhe Nona në ish-Bllok ka muaj të tërë që ka lënë pa rroga të punësuarit e tij.
Ata kanë denoncuar pronarin e tyre me ndikim të fortë në politikë e media se kanë ende pa marrë rrogat tek Nazar që prej muajve të sezonit veror. Punonjësit e Nona po ashtu kanë denoncuar Manushin për pagesa të pakryera prej muajsh.
Ervin Manushi njihet si biznesmeni i kafes 3 mijë lekë e ujit 6 mijë lekë në barin e tij gjatë verës por që në muajt e dimrit nuk paguan as ata që i kanë bërë punën.
Ky i fundit është pjesë e dosjeve nën hetim nga SPAK si mbulues i pasurive të Arben Ahmetajt dhe madje dyshohet se është kamuflues i tij në disa prej bizneseve që zotëron vetëm de jure në letra duke qenë se pronari i vërtetë meqenëse de facto është Tigri.
Ervin Manushi si marionetë e Ahnetajt, i cili e ia lëviz fijet si të dojë, është pjesë e rrjetit të biznesmenëve që kamuflon bizneset e Tigrit së bashku me disa të tjerë. Ai ka përfituar leje e sipërfaqe në Tiranë e në Jug për të zhvilluar bizneset e Ahmetajt.JOQ
Sigal