Kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka mbajtur në Orikum takimin e tij përmbyllës së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Ai siguroi banorët dhe shqetësimet e tyre janë dëgjuar, e se tashmë hapi i radhës për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit është përkrahja e tyre me votë.
Dredha shkruan: Në takimin përmbyllës të fushatës në Orikum prezantova prioritetet e programit tim për Vlorën e madhe, i bazuar në dëgjesat dhe shqetësimet që banorët më kanë përcjellë përgjatë gjithë udhëtimit tim.
Bashkia jonë ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të mirë planifikuar dhe kjo nuk mund të bëhet pa përkrahjen dhe inputin e komunitetit.