Erisa Xhixho: Asnjë kompromis, lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi ligjor i kujtdo që ka abuzuar dhe që ka shkelur ligjin, prioriteti i LSI-së.

253
Sigal

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, me anë të një postimi në rrjetet, ka reaguar pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

“Asnjë kompromis, lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi ligjor i kujtdo që ka abuzuar dhe që ka shkelur ligjin, prioriteti i LSI-së.

SPAK-u para provës për të dëshmuar integritet dhe paanësi në zbatimin e ligjit, shkruan Xhixho.