Engjëll Musai: Spitalet drejt privatizimit, ja dinakëria e Manastirliut me ‘Autonominë dhe Bordet’

144
Sigal

Engjëll Musai,
Drejtor i gazetës ‘Telegraf’

“Qytetarët, taksapaguesit që paguajnë 150 milion euro në vit vetëm për sigurimet shëndetësore dhe 80 milion euro për spitalet dhe pagat, apo agallarët e shtetit që këto para duan t’i çojnë tek “banditët e PPP” , dhe spitalet të mbeten në mëshirë të fatit…”

Shërbimi shëndetësor shqiptar dikur i konsideruar si krenaria e vendit, duket se do të ketë fatin e arsimit dhe universiteteve publike, të cilat janë të mbërthyer nga dara e oligarkisë. Dy ditë më parë u organizua analiza vjetore e ministrisë së Shëndetësisë, nën sloganin “ Shëndetësia dhe mbrojtja sociale, arritjet dhe sfidat…” Gjatë analizës, zonja Manastirliu ju përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, të cilët ngritën shqetësimet e qytetarëve, pacientëve dhe familjarëve të tyre në lidhje me vështirësitë, që ndeshin dhe mungesën e shërbimeve të specializuara në spitalet publike. Deklarohen miliona investime në spitalet rajonale, si nga ana e infrastrukturës, ashtu edhe për pajisjet, por pacientët vijnë dhe trajtohen në Tiranë duke krijuar një mbingarkesë të jashtëzakonshme për QSUT – N.Tereza, Spitalin Ushtarak të Traumës si dhe Sanatoriumin. Ajo që duhet përmendur ka të bëjë me faktin se paratë jepen të detajuara për çdo spital rajonal, të cilët konsumojnë fondin, por trajtimi i pacientëve në shumicën e rasteve bëhet në spitalet publike të Tiranës, duke penalizuar pacientët e kryeqytetit. Sigurisht që këto janë probleme të njohura dhe qëllimi i këtij denoncimi ka të bëjë me një tjetër skandal, ku spitalet e Tiranës dhe ato rajonale po përgatiten të privatizohen nga oligarkët, duke u kamufluar pas “Autonomisë Spitalore”.

“Me Autonominë Spitalore apo PiS (Privatizimi i Spitaleve), mijra dhe miliona qytetarë shqiptar do rrinë në lista pritje, pasi prioritet do kenë trajtimet me para në dorë në arkat e spitaleve, ndërsa pacientët shqiptar, nëse sot do u duhet 4 muaj për t’u ardhur radha për një operacion, me futjen e sistemit të Autonomisë Spitalore, qytetarëve të thjeshtë do t’u duhet më e pakta 1 vit për t’i ardhur radha për operacion…”

Autonomia Spitalore ose Privatizim i Spitaleve ( PiS)

Duke folur për rrënimin që ka pësuar shëndetësia shqiptare në këto vite të tranzicionit, por sidomos në këtë 10-vjeçarë të administrimit nga Rilindja, në vend që ministrja Manastirliu t’u kërkojë llogari koncesionarëve që marrin 460 milion euro nga taksat e qytetarëve, t’u ndërpresë kontratat dhe t’i çojë në burg për abuzimet dhe mos respektimin e PPP-ve, rrogave 22 mln lekë  në muaj për agallarët  e mediave, apo falsifikimeve, na tregon përralla, pa vënë dorën mbi plagë për këtë situatë të rëndë. Sipas ministres Manastirliu, Autonomia Spitalore ose e thënë më ndryshe, privatizimi i spitaleve dhe shërbimeve do të kalojë nëpërmjet 2 fazave:

a) Autonomia e Menaxhimit, nëpërmjet krijimit e menaxhimit nga Bordet. Ky institucion

do ketë kompetenca të plota dhe vendimarrije apsolute për stafin, rekrutimet, vlersimet dhe largimet e personelit mjeksor të mesëm , të lartë dhe ndihmës. Mjafton fakti që spitalet do menaxhohen nga “Bordet spitalore”, të cilët do vendosin rregullat që ata mendojnë dhe kanë interes për veten e tyre dhe do shërbej si faza e parë e privatizimit. Se sa të vlefshme janë bordet në Shqipëri, mjafton të përmendim ‘Bordin e Naftës dhe Ushqimeve’. Ky palo “Bord” varfëroi dhe falimentoi qytetarët, duke mbushur xhepat e oligarkëve të naftës dhe ushqimeve si dhe duke pasuruar buxhetin e shtetit me plot 750 mln euro brënda vitit.

b) Autonomia Financiare, do të jenë financimet e përfituara nga privatët dhe shërbimet e

tjera jashtë spitalore të trajtimit të qytetarëve të ndryshëm vendas dhe të huaj. Kjo përbën një rrezik për qytetarët shqiptar, pasi spitalet publike janë të shtetit dhe se kapacitetet janë të limituara, se aq vende ka. Duke futur shërbime ekstra kundrejt pagesave të majme nga persona të pasiguruar në shtet, apo nga vendet e tjera përreth Shqipërisë, si Kosovë, Maqedoni, emigrantët vendas dhe ata të punësuar në Shqipëri muajt e fundit,  vërtet krijohen të ardhura, por ata që i përfitojnë janë bordi dhe ministria e Shëndetësisë në kurriz të spitaleve të publikut. Nga ana tjetër mijra dhe miliona qytetarë shqiptar do rrinë në lista pritje, pasi prioritet do kenë trajtimet me para në dorë në arkat e spitaleve, ndërsa pacientët shqiptar, nëse sot do u duhet 4 muaj për t’u ardhur radha për një operacion, me futjen e sistemit të Autonomisë Spitalore, qytetarëve të thjesht do t’u duhet më e pakta 1 vit për t’i ardhur radha për operacion. Atëherë lind pyetja: Kush përfiton nga kjo e ashtuquajtur “Autonomia Spitalore”?! Qytetarët, taksapaguesit që paguajnë 150 milion euro në vit vetëm për sigurimet shëndetësore dhe 80 milion euro për spitalet dhe pagat, apo agallarët e shtetit që këto para duan t’i çojnë tek “banditët e PPP” , dhe spitalet të mbeten në mëshirë të fatit duke u mbajtur me pagesat e atyre që paguajnë më shumë dhe me para në dorë. Madje do të ketë pavione speciale për ata që paguajnë me para në dorë dhe pavione të zakonshme për popullin që paguan sigurimet dhe ka ndërtuar këto spitale. As më shumë dhe as më pak është e njëjta situatë si me pasaportat, ku personi që paguan dyfishin e merrëpasaportën brënda ditës?! Pse kjo pagesë? Edhe patentën e merr brënda ditës, por nuk paguan dyfish. Ja këto janë maskaradat e një shteti që po kapitullon dita ditës, pasi ministria e Shëndetësisë është futur në koma dhe në vend të profesionalizmit, na shiten si arritje 3 D e zbukuruara me buzkuqet e zonjave që e kanë dështuar shëndetësinë në këto10 vite, ku shefet e Kabinetit kanë mbushur aspiratorët me miliona euro, AKSHI, kapet me drogë në makina , mon-kukaleshet me projektet e AZHBR-së. Kur dëgjon ministren e Shëndetësisë që thotë se Autonomia Spitalore do funksionoj mbi bazën e tarifave spitalore, pra kush paguan me para në dorë dhe me çmime ekstra do jetë i favorizuar, duke u operuar jashtë radhe, diagnostikuar dhe shtruar jashtë radhe. Pse? Le të vejë tek privati, pse tek spitalet e publikut? Atëherë zonja Manastirliu, liberalizoni sigurimet shëndetësore që punëmarrësi t’i bëjë ku të dojë, në spitale private, kompani sigurimi e tjerë, madje edhe për ilaçet të jetë e njëjta situatë liberalizimi.

Por autonomia që ju keni zgjedhur, e thënë më troç  është një model diskriminimi për qytetarët dhe faza e parë e privatizimit të spitaleve, pasojat e të cilave do i vuajnë qytetarët dhe do përfitojnë disa grupe interesi, por edhe spitalet private. Vetëm para pak ditësh një qytetar nga Tepelena, u rëndua nga problemet kardiake që kishte, dërgohet në spitalin e Gjirokastrës dhe më vonë në Tiranë, ku duhej të bënte një ndërhyrje, por që radha në shtet i vinte pas 4 muajsh. E dërguan tek privati, i cili jo vetëm që i mori 21 mijë euro paradhënie për operacion , por i mori dhe jetën në sallë duke u operuar?! Ja kjo është mjeksia shqiptare sipas modelit të Autonomisë Spitalore që pret shqiptarët zonja ministre.