EMRI/ Vrasja e biznesmenit Nikulaj, shkon në 4 numri i të arrestuarve në Angli

138
Sigal

Një tjetër autor i dyshuar, i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka rënë në pranga në Angli. Bëhet fjalë për shtetasen britanike, Harriet Bridgeman.

“Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike Harriet Bridgeman. Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot në Angli u arrestua Edmond Haxhia, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e biznesmenit si dhe dy shtetas britanikë,  Stephen Hunt dhe Thomas Mithan, ndërsa në kërkim është Ruben Saraiva, vrasësi.