EMRI/ Transportonte me furgon mallra të kontrabandauara, arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar nga Kukësi

51
Sigal

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 36 vjeçar nga Kukësi, Blerim Jeminaj, pasi u kap duke transportuar me furgon sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara.

36-vjeçari u kap në flagrancë në Mirditë, teksa transportonte me qëllim shitjen,216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, me vlerë 1000 000 lekë.

Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar në vendin tonë, pasi ishin të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Black Market”, kundër tregtimit të mallrave të kontrabanduara në vendin tonë.

Transportonte me furgon, me qëllim shitjen, mallra të ndryshme për konsum (me vlerë 1000 000 lekë), të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, furgoni me të cilin transportoheshin, 800 000 lekë të përfituara nga shitja e këtyre mallrave dhe celulari i të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas transportonte me furgon, sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Black Market” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi B. J., 36 vjeç, banues në Kukës.

36-vjeçari u kap në flagrancë, në Mirditë, teksa transportonte me furgon, me qëllim shitjen, 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, me vlerë 1000 000 lekë. Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar në vendin tonë, pasi ishin të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.

Mallrat dhe produktet që transportonte shtetasi B. J. u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me furgonin, celularin e këtij shtetasi dhe me 800 000 lekë që iu gjetën gjatë kontrollit fizik, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.