EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë punonjësi i OSHEE-së

347
Sigal

Një elektricist i quajtur Agron Manaj 54 vjeç, punonjës i OSHEE-së ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë sot në mëngjes.

Manaj dhe shoku i tij ishin duke rregulluar linjën e fshatit Çërrillë në Bashkinë e Memaliajt.

Ai, në shtyllën e tensionit të lartë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Të dy elektricistët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës, por 54-vjeçari nuk ia doli dot të jetojë.