EMRI/ E përplasi me makinë dhe u largua nga vendngjarja, ndërron jetë rrugës për në spital 20-vjeçari në Elbasan

89
Sigal

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Elbasan.

Raportohet  se bëhet fjalë për shtetasin Fiori Sula, ndërsa mësohet se shoferi i automjetit, pasi ka përplasur të riun i cili ishte këmbësor, është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.