Caktohet seanca për Vangjush Dakon, nesër para gjykatës së bashku me ish-vartësit e tij

102
Sigal

Vangjush Dako do të dalë nesër para Gjykatës, së bashku me 8 ish-vartësit e tij dhe një biznesmen.

Seanca për rivlerësim mase do të zhvillohet të enjten në orën 10:00.

Gjyqtari do të jetë Erjon Bani, i cili firmosi dhe urdhër-arrestet e SPAK-ut.

Dako u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici, pasi akuzohet prej SPAK-ut për shpërdorim detyre në dy episode, sikurse për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.