EMRI/ E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Lezhë

319
Sigal

Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Nga informacionet paraprake mësohet se, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit në Ishull Lezhë, ndërsa sipas asaj që mëson Ora News, viktimë ka mbetur 60-vjeçari Gjon Kola.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Duhet theksuar se në këtë aks rrugor janë regjistruar disa aksidente fatale për jetët e këmbësorëve.