EMRAT/ Nisen për të bërë dializë, aksidentohen katër pacientë në Elbasan

295
Sigal

Katër pacientë që ishin nisur për të bërë dializën në qytetin e Elbasanit janë aksidentuar, por për fat jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër pacientët e identifikuar si Idriz Bajrami, Kimete Myftari, Xhevahir Bogdani dhe Hajrie Alla.

Pacientet janë nga zonat përreth, nga Librazhdi, Rracja dhe Dragostunja dhe marrin shërbimin për dializë në mënyrë të rregullt në Elbasan.

Ata janë dërguar në spital për mjekim, ndërkohë që mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.