Infektohen me koronavirus dy punonjëse fasonerie në Kamëz

348
Sigal

Pas fasonerisë në Krujë, ku rezultuan pozitive me koronavirus disa punonjës, një tjetër biznes fason është identifikuar si vatër infeksioni.

kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy punonjëse të një fasonerie në Kamëz.

Punonjësit e infektuar janë në fasonerinë “ProDyn”, e cila, siç bëjnë me dije burime zyrtare, ishte mbyllur vetëm një javë dhe më pas kishte rifilluar punën, duke pranuar rrezikun e pandemisë.

Të njëjtat burime theksojnë se biznesi kishte marrë si masë mbrojtëse vetëm matjen e temperaturës së punonjësve.