EMRAT/ Emërohen dhjetë magjistratët e rinj, kush janë prokurorët që janë caktuar në Prokuroritë e rretheve

278

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku është vënë re mungesa e anëtarit Besnik Cani, i cili ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ndërprerjen e procesit të rivlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Në rendin e ditës së KLP ishin disa pika, të cilat janë miratuar me shumicë votash, ku që në nisje të takimit ka kaluar me sukses rregullorja “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në shkallët më të larta dhe në pozicionin e drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”.

Po ashtu mësohet se anëtarët e KLP kanë caktuar në detyrë dhjetë magjistratë të rinj të cilët kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2019.

Magjistratët e rinj janë:

Adnan Hoxha; Alba Dhima; Aurora Hajro; Ermira Manelli; Florian Boriçi; Gjergji Ceka;

Ledion Tema; Gëzim Spahiu; Pierind Çukaj dhe Xhoana Mehmetaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar vendin e punës për të gjithë magjistratët e rinj, të cilët do zëvendësojnë vendet e lëna bosh nga prokurorë që janë larguar me dëshirë ose janë djegur nga Vettingu.

EMËRIMET E PROKURORËVE TË RINJ

Florian Boriçi emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Krujë. Gëzim Spahiu emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Shkodër.

Ledion Tema emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Berat.

Gjergj Ceka emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkalles së parë Korçë.

Adnan Hoxha emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Gjirokastër.

Ermina Manelli emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Gjirokastër.

Pierin Çukaj emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Pukë.

Alba Dhima emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Sarandë.

Xhoana Mehmetaj emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Dibër.