Elbasani bëhet gati për Ditën e Verës, nga panairi tek festivali, ja çfarë mund të gjeni atje

984
Sigal

Mesditën e të shtunës Panairi i Librit hapi zyrtarisht aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e “Ditës së Verës 2018” në Elbasan.

Çelja e Panairit të Librit është cilësuar një zgjedhje e menduar mirë pasi Elbasani para së gjithash është qyteti i dijes dhe kulturës që feston edhe përmes librit.

NOA

Panairi i Librit organizohet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës për të dytin vit radhazi, ndërkohë që bashkë me natyrën duket që i gjithë qyteti i është dorëzuar me kënaqësi stinës së bukur. Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj.

Numërohen 44 shtëpi botuese më të mira, të cilat janë bërë pjesë e stendës së panairit, ndërsa shumë prej tyre janë paraqitur me tituj enkas me këtë rast. Pavarësisht se nuk ishte bërë ende një orë nga celja e panairit, disa nga pjesëmarrësit e tij u shprehën të kënaqur me interesin e treguar nga qytetarët Elbasanas. Ata kërkuan që panairi i librit të vijojë rrugëtimin e tij edhe në vitet pasardhëse.

WhatsApp Image 2018-03-10 at 16.44.24 (1)

WhatsApp Image 2018-03-10 at 16.44.24

WhatsApp Image 2018-03-10 at 16.44.23

WhatsApp Image 2018-03-10 at 17.05.22 (1)

WhatsApp Image 2018-03-10 at 17.04.56 (2)

WhatsApp Image 2018-03-10 at 17.04.56 (1)

WhatsApp Image 2018-03-10 at 17.04.56


Të kënaqur u shprehen edhe qytetarët. Ata vlerësojnë faktin se qytetit të dijes dhe kulturës sic është Elbasani i shkon mjaft mirë një aktivitet i tillë.

Panairi i librit do të qëndrojë i hapur përgjatë 5 ditëve. Për të joshur qytetarët shtëpitë botuese janë paraqitur jo vetëm me titujt e tyre me të mirë, por kanë kryer edhe ulje.

FESTIVALI
Dje në Teatrin Skampa nisi Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare. Ky festival organizohet nga bashkia Elbasan dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike. Në këtë festival marrin pjesë grupet folklorike nga Elbasani, Lushnja, Korca, Dibra, Shkodra, Përmeti, Fieri, Kruja, Kavaja, Berati. Për herë të parë përfshihen në konkurim edhe grupet që zhvillojnë krijimtarinë e tyre jashtë kufirit administrativ si Peja dhe Ulqini.Drejtori i Teatrit Skampa,Kliton Kapaj shprehet se në këtë event kombëtar marrin pjesë rreth 200 artistë të të gjitha grupmoshave, dhe sivjet spikasin të rinjtë që është edhe në objektiv i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike për të promovuar dhe trashëguar brez pas brezi folkun tonë të pasur. Këngëtari i njohur Astrit Shingjergji u shpreh se evenimente të tilla duhet të jenë më të shpeshta, pasi në këtë mënyrë ruajmë dhe promovojmë këngën popullore një nga asetet më të rëndësishme kombëtare.

AXHENDA

Ndërkohë Bashkia e Elbasanit ka publikuar axhendën e aktiviteteve të cilat nisën në 10 Mars dhe do të përfundojnë mesditën e 14 Marsit kur familjet elbasanase dhe miqtë do tu drejtohen vatrave familjare dhe ambienteve festive.

Përvec aktiviteteve kulturore dhe koncertit të madh festiv, edhe i gjithë kabineti qeveritar ka parashikuar të jetë në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Mbledhja e Qeverisë do të Zhvillohet në 13 Mars në Elbasan, për të vijuar më pas me aktivitetet e 14 Marsit.