Elbasan, në listat e zgjedhjeve ka emra të dubluar dhe persona 100-vjeçarë

486
Teksa kanë mbetur 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, në Elbasan janë afishuar listat paraprake të votuesve.

Përgjegjësi i gjendjeve civile në Bashkinë Elbasan, Vladimir Gjoza pohon për gazetaren se përveç evidentimit të parregullsive të tilla si dublime emrash, janë bllokuar në sistem dhe personat 100 vjeçar, dhe vetëm me kërkesë të familjarëve është bërë aktiv emri i tyre.

Ndryshim në listat e zgjedhësve kanë sjellë dhe kërkesat e qytetarëve për të ndryshuar vendin e votimit. Gjoza pohoni se për votuesit që nuk e deklarojnë se jetojnë në zona të tjera, ministria e Brendshme ka kërkuar të gjobiten deri në 100 mijë lekë. “Ka me dhjetra që bëjnë ndryshimin e lagjeve” thotë Gjuza. Numri i votuesve në bashkinë e Elbasanit arrin rreth 163 mijë persona.
Sigal