Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji. Një mjet ka aksidentuar rëndë shpërndarësin e një picerie i cili po shpërndante porosinë e radhës.

I riu rreth 25 vjeç është trasportuar në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të riut dhe shkaqet e aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po nis hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Aksi Elbasan- Metalurgji konsiderohet një nga njollat e zeza në Elbasan, për shkak të aksidenteve të shpeshta që ndodhin.