Elbasan, makina përplas këmbësorin

334
Sigal

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident ne Unazën e qytetit të Elbasanit.

Policia bën me dije se shtetasi D.M., 50 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç,  banues në Elbasan.

I moshuari është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në Unazën e qytetit të Elbasanit,  shtetasi D.M., 50 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç,  banues në Elbasan, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.