Lenjani gjen golin, por nuk shmang humbjen e Sionit

648
Sigal

Ermir Lenjani ka arritur të gjejë golin ditën e sotme me Sionin, por pa arritur ta shpëtojë ekipin e tij nga humbja ndaj Thun (2-1). Ai ka shënuar një gol nga jashtë zone, i ndihmuar edhe nga devijimi i një prej mbrojtësve kundërshtarë. Mesfushori i kombëtares sonë ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 70, duke ngushtuar avantazhin e dyfishtë të kundërshtarit.

Lenjani ka qenë titullar në ndeshjen e sotme, duke dhuruar një paraqitje mjaft të mirë. 30-vjeçari është lojtar stabël te Sioni, ku ka arritur të shënojë pesë gola në 18 ndeshje, duke qenë një nga më të mirët e këtij sezoni për ekipin zviceran.

Sioni ndodhet në mesin e tabelës së kampionatit zviceran, shumë larg një vendi në Europë, por edhe pa rrezik për rënien një kategori më poshtë.