Elbasan/ I shpallur në kërkim për plagosje dhe vjedhje, arrestohet 36-vjeçari

192
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili rezulton një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhje”.

Ky person në bashkëpunim me shtetasin S.B., i arrestuar në flagrancë, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një lokal, ku dhe kanë goditur me mjete të forta pronarin

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin Th. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Shtetasi Th. B., në bashkëpunim me shtetasin S. B. (i arrestuar në flagrancë), në datën 26.06.2022, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.