Urime, mjeshtrit të fotografisë Gëzim Domi, në 65-vjetorin e lindjes!

Sot është 65 vjetori i lindjes së artistit, Gëzim Domi, fotoreporterit dhe kameramanit të shumë emisioneve televizive, të kudondodhurit në gëzime të qytetarëve durrsakë. Nëse do të kërkosh në arkivë historinë  moderne dhe bashkëkohore të qytetit të Durrësit, natyrisht, fotografitë dhe kronikat e kamerës së Gëzim Domes e kanë fokusuar në kohë dhe në hapësirë. Artisti Gëzim Domi, në 2007, së bashku me shkrimtarin dhe gazetarin Bashkim Hoxha hapën studion televizive TEUTA Tv, dhe më vonë  po me gazetarin Bashkim Hoxha hapën dhe mbajnë  emisionin më të suksesshëm të televizionit shqiptar  “Është koha për t’u zgjuar”.

Të gjithë ne, dashamirësit, miqtë, shokët, spektatorët presim edhe më shumë art, realitet, jetë, histori, në fotot, dhe në kronikat e artistit 65 vjeçar Gëzim Domi.

NOA

(Gazeta “Telegraf”)