Elbasan, hedh kallashnikovin sa sheh policinë, parandalohet atentati i dyshuar

87
Sigal

Parandalohet një atentat i dyshuar në Elbasan, ku një person lëvizte me një armë automatik tip kallashnikov në afërsi të stadiumit të vjetër.

Në momentin që ka parë policinë i dyshuari ka hedhur kallashnikovin dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk dihet nëse i dyshuari ka qenë i përgatitur për atentat apo ndonjë person i cili mbante automatikun pa leje.

Pista kryesore e dyshimit të policisë është ajo e parandalimit të një atentati të mundshëm, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të zbuluar identitetin e të dyshuarit si dhe arsyen e lëvizjes me armë me vete.