Suplementi Pena Shqiptare/ Anja Toma: Le të duhemi përsëri

87
Sigal

A do vish edhe ti bashkë me pranverën?

Do të kthehesh së bashku me zogjtë shtegëtarë?

Unë do dal të të pres, ndërkohë që luaj me erën,

e pritja si mal të shëmbet mbi zemrën e vrare.

A do bëjmë dhe ne siç bëjnë gjithë të tjerët,

të dashurohemi nga fillimi përsëri?

Dhe çdo mëkati ti vendosim nga një emër,

le t‘i quajmë mëkatet tona “DASHURI”.

Le t‘i ndezim pasionet që gjatë kanë fjetur,

ta zgjojmë nga fillimi dashurinë me trupat tanë.

Të dashurohemi derisa të ndihemi të etur,

aq sa djersët tona mos të ketë zjarr që i than!

Ne duhet të duhemi, sot le të duhemi përsëri,

mjafton vetëm që të kthehesh edhe një herë.

Aty do të plotësohemi si dikur “UNE DHE TI”,

dhe këmbana e dashurise, pa fund le të bjerë!

 

Shiu

Ma fiku shiu dashurinë,

madje, një bubullimë m’a goditi fortë.

M’a mori rrëkeshëm edhe vetminë,

e ma degdisi nga kjo botë.

Mezi kam pritur të bjere shi,

të qaja dhe unë bashkë me të.

E kur të më pyesin pse po qaj,

T’u them se: -Unë dhe shiu jemi një.

Por ai m’i lagu ndjenjat,

e ato ndezur rrinin si qiri!

Tani nuk më kujtohet më si kam qënë

por di që dua të bjere veç shi!

 

Tradhtia apo dashuria ?!

E deshi ai një vajzë bjondinë,

aq sa me të ra në dashuri,

por e tradhëtonte dhe me një brune,

ajo e bukur, ish’ peri!

Bjondina ëmbël fjalës ja shtronte,

e ngazëllehej si fëmijë,

por ai prapë e tradhëtonte

e ja grisi atë brishtësi!

E mjaltë i dukej trupi brunes,

ja ndizte gjakun dinamit,

ama në sytë e kësaj bjondinës

ai shihte vet Perënditë!

E bjondina mirë e dintë,

që me të dyja ai shkonte,

por kurrë nuk mundi të mësoj

se cilën nga të dyja dashuronte!!