Elbasan/ Gjendet një 59-vjeçar i pajetë në një përrua

100
Sigal

Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua në fshatin Gjinar të Elbasanit.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 59-vjeçari dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në përrua dhe të jetë mbytur.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.